Gonzalo Higuain, sulmuesi i Juventusit, që shërbeu me asist Ronaldon në suksesin 3-1 ndaj Udineses, foli për “Sky Sport” pas suksesit:
“Do të jetë një luftë e fortë për titullin dhe duhen edhe gjashtë muaj deri në fund ndaj do të vazhdohet kështu.
Edhe Lazio është kandidate bashkë me Interin.
Megjithatë, besoj se Juventusi është ekipi më i fortë në botë dhe duhet të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm”.