Juventus ka mundur 3-1 Udinese-n dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të ndeshjes që do të luhet në mbrëmje mes Fiorentina-s dhe Inter-it.
Protagonisti i sfidës së luajtur në Allianz Stadium ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar dy gola në minutën e 9-të dhe të 37-të, duke u bërë lojtari i vetëm në pesë kampionatet kryesore të Europës që ka shënuar 10 ose më shumë gola në 15 sezonet e fundit (nga 2005/06 deri më sot, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet).
Goli i tretë i bardhezinjve është realizuar nga Leonardo Bonuçi në fundin e pjesës së parë, ndërsa goli i ngushëllimit për Udinese-n është shënuar nga Pusseto në minutën e 94-t.