Rriten rastet e personave të cilët mbartin virusin Ebola në Republikën e Kongos. 27 raste të Ebola-s janë konfirmuar në provincat Kivu Veriore dhe Ituri.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se është angazhuar një strukturë me ekspertë për të përballuar emergjencën në terren dhe të gjendet vatra, në mënyrë që të evitohet përhapja.
Edhe OBSH është në alarm për epideminë në Kongo, pasi mund të përhapet me shpejtësi të madhe edhe në shtetet të tjera afrikane.
Ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetit e ka quajtur situatën si një nga krizat njerëzore më komplekse në botë, duke pasur parasysh që sëmundja e Ebolës po përhapet me shpejtësi në Kongo.
Michel Yao, zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se pasiguria është një nga sfidat kryesore sepse ajo na pengon të ketë një qasje në komunitetet për t’i mbrojtur ata kundër Ebola-s.
Në bazë të të dhënave të OBSH-së në Gusht të vitit 2018 janë identifikuar 3340 raste ndërkaq 2210 persona kanë vdekur. Kujtojmë se në vitin 2014 e deri në fillim të vitit 2016, Ebola preku rreth 30 mijë persona, ndër të cilët rreth 11 mijë humbën jetën ndërkohë që virusi u përhap në të gjithë Afrikën Perëndimore.
Po çfarë është Ebola?
Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi intensive, dhimbje muskulare dhe fyti. Pas simptomave të tilla, situata agravon në vjellje, diarre dhe gjakderdhje.
/a.r