Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë për mungesën e informacionit ndaj familjeve të prekura nga tërmeti në Shijak.
Në një postim në Facebook, Çupi shkruajti: “Në Shijak , ku tërmeti nuk është ndjerë vetëm si fatkeqësi natyrore, pasi këtu vazhdon edhe tërmeti qeverisës. 20 pallate të dëmtuara dhe që do të shemben me nga 20 familje për pallat. 400 shtëpi për tu shembur. Asnjë informacion çfarë do të bëhet me këto familje.”
Çupi shtoi se qeveria po vijon të dërgojë faturat e energjisë elektrike, ujit, taksat vendore, dhe sigurimet shoqërore ndaj bizneseve si në situatë normale.
/a.r