Pas tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona nga shembja e ndërtesave, kanë nisur edhe arrestimet e atyre personave që janë përgjegjës për shmëmbjen e objekteve.
Është arrestuar mengjesin e sotëm Artur Terziu, pronari i lokalit “Barons”, që ndodhej brenda strukturës së katit të parë të pallatit, që u shemb në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij, raporton report tv.
Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë.
g.kosovari