Sipas vendimit të rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata stuentët nuk do të zhvillojnë mësim për shkak të dëmtimeve të tërmetit.
Që nga termeti i 26 Nëntorit, në godinat qendrore janë raportuar dëme të shumta që rrezikojnë sigurinë e studentëve.
Kujtojmë që edhe universiteti Politeknik ka patur dëme të shumta në godina dhe mësimi ka qenë i pezulluar këto ditë, ndryshe nga universitet e tjera.
Shumë konvikte janë shkatërruar dhe studentët janë zhvendosur nëpër shtëpi, duke krijuar kaos në orientim dhe shpenzime. /e.s/