Inxhinierët shqiptarë i kanë propozuar 3 kërkesa qeverisë për të kaluar situatën pas tërmetit të 26 Nëntorit, rivlerësim banesash, qendra të kërkimit shkencor dhe zbatim të urdhrit të inxhinierit.
Dhe pse më herët është ngritur shqetësimi për riorganizimin e instituteve shkencore kërkesa e shoqatës, thonë inxhinierët ka rënë në vesh të shurdhët.
Sipas shoqatës së inxhinierëve Shqipëria renditet në 6-7 vendet e fundit në botë për kontributin ndaj shkencës, përfshirë dhe rastet e fatkeqësive natyrore siç ishte tërmeti i 26 Nëntori, me 51 viktima. /e.s/