Gjykata e Apelit le ne fuqi vendimin e shkalles se pare, duke lene ne burg autoret e vene ne pranga si te dyshuar per atentatin ndaj Inez Hajrulla.
Ngjarja ndodhi në 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku te akuzuarit qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C.
Ne pranga per ngjarjen u vune Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti.
I riu i shpëtoi breshërisë së plumbave të atentatorëve, të cilët qëlluan në distancë nga një automjet, ndërsa Hajrulla ndodhej i ulur në lokal bashkë me disa miq të tij.
Nga kamerat e sigurisë, por dhe nga gëzhojat, Policia arriti në përfundimin se 26-vjeçari u ishte përgjigjur me zjarr autorëve.
Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.
25 vjeçari Hajrulla, është i afërm me Renato Imerin i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare. Gjithashtu ai është kushëri edhe Endri Çaushit i vrarë në Durrës para disa vitesh.
g.kosovari