Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të pëlqyer në të gjithë botën. Madje në profilin e tij në “Instagram” ai numëron 192 milionë fansa, duke e rënditur kështu si një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Në “Instagram”, Ronaldo poston foto e video nga ndeshjet e tij të shumta, por edhe imazhe me familjen. Madje duket se ai është një baba shumë i përkushtuar.
E një gjë të tillë e ka treguar edhe një herë përmes një video të postuar në rrjetet sociale. Aty, Cristiano shfaqet duke puthur në buzë vajzën e tij të vogël.
“Si mund të mos bie në dashuri me princeshën time të ëmbël?” shkruan futbollisti portugez krahas videos që miliona pëlqime dhe mijëra komente.
Ndërkohë kujtojmë se Ronaldo është në një lidhje dashurie me bukuroshen, Georgina Rodriguez, e cila edhe ajo numëron me mijëra fansa.
g.kosovari