Interesimi për derbin e kryeqytetit është shumë i madh. Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” në “Air Albania” dhe tifozët nuk duan të humbasin një mundësi të tillë, për të parë këtë sfidë.
Klubi i Partizanit i bën thirrjet tifozëve nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, të nxitojnë të blejnë biletën e tyre, pasi vetëm në katër orë janë shitur plot 7 mijë bileta.
Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë për të nisur derbi, duket se “Air Albania” do të presë një numër të madh tifozësh.
Ndërkohë nga të kuqtë është bërë e ditur gjithashtu se të paktën 50% e fitimit nga biletat e kësaj ndeshjeje do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.
g.kosovari