Nga familja e Ajet Meçajt, i cili humbi në Durrës vajzën e tij dhe mbesën, kryeministri Edi Rama ka përcjellë ngushëllimet teksa siguroi edhe mbështetje në vijim.
Rama tregoi edhe një episod nga jeta e tij, shkruan JavaNews.al. Shefi i qeverisë tha se “Kur shkonim në ndonjë rast vdekjeje në zonën e mamasë time, atje shoqërohej me këngë dhe vaje. Dhe im atë thoshte gjithmonë se kur të iki une dhe të mos jem më, mos i lejo të tjerët të qajnë dhe mos u mërzit. Se më duket se dhe i vdekur s’do gjej qetësi” – tha Rama në Durrës.
javanews/a.r