Kryeministri, Edi Rama e ka kthyer në një rutinë tashmë publikimin e ‘fjalëve të shenjta’ në rrjetet sociale, ku citon thënie të mençura nga dijetarë, por edhe nga librat e shenjtë.
Mëngjesin e sotëm, Rama ka zgjedhur që ta nisë me thënien e Hafiz Ali Korçës i cili thotë se feja myslimane të mëson që kur bëhet fjala tek Atdheu nuk duhet të kursesh asgjë.
“Fjalët e shenjta. Nga Hafiz Ali Korça tek “Mirë se ke ardhur”: Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirtin, as fëmijë fare gjë në botë. Po ç’kriji të gjitha veç shpëto atdhenë se n’atdhet të dashur mundet t’a mbash fenë” shkruan Rama.
/a.r