Një princ nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djali i sundimtarit të qytetit të Sharjah u gjet i vdekur në apartamentin e tij luksoz ne Londër këtë verë, si pasojë e një overdoze me kokainë, pas një nate të shfrenuar seksuale me një mashkull.
Sheiku Khalid Al Qasimi 39 vjeç u gjet i vdekur nga pastruesja e banesës në pjesën perëndimore të kryeqytetit Britanik. Sipas hetuesisë, shkak i vdekjes së sheikut kishte qenë helmimi nga droga marrë në nivele të larta, shkruan tch.
Sipas autoriteteve, personi i fundit që e kishte vizituar në apartamentin e tij kishte qënë një mashkull eksort i quajtur Yohan Escobar. I pyetur nga autoritetet, Escobar u shpreh se edhe ai kishte përdorur të njëjtën përzierje droge.
Babai i viktimës Sulltan bin Muhamed Al Qasimi ka qeverisur Sharjahun që nga viti 1972. Edhe djali i madh i sundimtarit nga martesa e tij e parë, Sheik Mohamed bin Sulltan bin Mohamed Al Qasimi vdiq nga një mbidozë e drogës në moshën 24 vjeçare në vitin 1999 në shtëpinë e familjes në Sussex. /e.s/