Orët e humbura të mësimit për shkak tre ndërprerjes dy javore si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit do të zëvendësohen.
Ministria e Arsimit sqaron se mësimi do të bëhet gjatë ditëve te shtuna, dhe për këtë do të nxjerrë një udhëzim të ri ku do të specifikohen datat.
Ndërkohe 420 nxënës qe vijnë nga familjet e prekura nga tërmeti kanë mungesë librash. Në këto kushte, shtëpitë botuese dhe donatore të ndryshëm kanë ndihmuar në pajisjen e tyre me tekste. /e.s/