Ministrja e Financave, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në FaceBook ka bërë publike shifrat e investimeve të huaja në Shqipëri të cilat, krahasuar me një vit më parë janë rritur me 7.3%.
“Sipas të dhënave statistikore të Bankës së Shqipërisë, vendi ynë arrin nivelin më të lartë historik të investimeve të huaja! Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri u rritën me 7.3% për 9 mujorin e vitit 2019, duke arritur shifrën e 810 mln euro çka konfirmon projeksionet e qeverisë që ky vit të tejkalojë totalin e 1 Miliard Euro.
Gjithashtu vetëm për tremujorin e tretë të 2019, IHD regjistruan vlerën +272.2 mln euro ose +1.3%, krahasuar me +268.6 mln euro në tremujorin e tretë të 2018”, shkruan Denaj.
g.kosovari