Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shprehet se kryeministrin Edi Rama e ndjekin tërmetet nga pas.
Paloka shprehet se në Shqipëri në një periudhë të shkurtër kanë rënë 3 tërmete të mëdha.
Postimi i plote i Palokes:
“Unë nuk hyj te njerëzit supersticioz , po gjykoni vetë ;
Kanë rënë tre tërmete të mëdha në Shqipëri në një periudhë shumë të shkurtër (qershor, shtator dhe nëntor) jashtë çdo logjike dhe të dhëne statistikore.
Ditën që shkoi në Angli për Samitin e NATO-s, ra tërmet në Angli (ngjarje jo e zakonshme për anglezët)
Ndaloi në Itali, ra tërmeti në Firence
Shkoi në Turqi për tu takuar me Erdogan, tërmeti e ndoqi pas…
Verifikoni datat në aplikacion nëse dyshoni.”
/a.r