Kreu i KED, Ardian Dvorani është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta. Vetë Dvorani është shprehur se ka marrë një fletë thirrje dhe do paraqitet për të dëshmuar në organin e akuzës në respekt të ligjit.
Pritet të merren në pyetje gjithashtu dhe anëtarë të KED, Arta Marku, Vitore Tusha, Fatjona Memcaj dhe të tjerë.
Presidenti Ilir Meta ishte ditënn e djeshme në prokurorinë e Tiranës, me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED, Dvorani.
Presidenti Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
/a.r