Banorët në qytetin Brindisi të Italisë janë në panik për shkak të bombës së gjetur më 2 nëntor.
Mediat italiane raportojnë se bomba i përket kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Brenda zonës së Kinemasë Andromeda u gjet një pajisje lufte e cila, për arsye sigurie, duhet të shpërndahet dhe transportohet diku tjetër. Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, është bërë thirrje që të gjithë të largohen nga shtëpitë dhe të udhëtojnë drejt një qyteti tjetër më 15 dhjetor.
Deri në orën 5.55 të së dielës, çdo përdorues që banon në perimetrin e 500 metrave do të jetë i detyruar të mbyllë valvulën e gazit. U është thënë që të largohen nga shtëpitë e vendosura në zonën prej 1.617 metrash (Zona e Kuqe) dhe të mos kthehen deri në 8 të mëngjesit.
Ndërsa nga ora 5:00 e mëngjesit në 15 dhjetor të gjitha portat në qytetin në hyrje do të mbyllen.
Kryetari i Bashkisë së Brindisit, Riccardo Rossi, ka rinovuar apelin për të respektuar urdhrin e nënshkruar më 6 dhjetor, në funksion të 15 dhjetorit (të dielën), ditën e caktuar për evakuimin e nevojshëm, në korrespodencë me operacionet për heqjen e bombës.
Rreziku i një shpërthimi është zvogëluar në minimum. “Në çdo rast, Brindisi do të jetë një qytet fantazmë, nën mbikëqyrjen e policisë në rrugë dhe askush nuk do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpitë e veta, derisa të ketë një komunikim zyrtar ”, tha kryetari i bashkisë.
Kushdo që vendos të qëndrojë, rrezikon të arrestohet deri në tre muaj ose të gjobitet deri në 206 euro.
/a.r