Një tjetër aksident me viktimë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë.
Sipas policisë bëhet me dije se në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ku drejtuesi i njërës ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetri shtetasi G. H. 57 vjeç është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” në Shkodër, ndodhet në gjendje të rëndë në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. /e.s/