Arrestohet nje tjeter person, i akuzuar si i dyshuar per vrasjen e 27 vjeçarit shqiptar Grineo Daka në Londër.
Mediat britanike raportojne se eshte arrestuar shtetasi Edison Brahimi, 29 vjeç, nga Camden Road.
Nderkohe qe me heret ne pranga ishte vene edhe Liridon Saliuka, 29 vjec, me akuzen e vrasjes, mbajtjes se armeve pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.
27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje në “Klubin Phoenix Snooker” pas një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve burrash.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë. Daka u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy burra të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda, shkruan panorama. Pas ngjarjes policia beri apel per të identifikuar personat e kapur në kamerat e sigurisë gjatë natës së sulmit.
Kryeinspektori i hetuesve, Mark Wrigley, tha: “Ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit e paraqitur në pamjet e publikuara sot, pasi ata mund të mbajnë informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Daka.
Nëse jeni një nga njerëzit në këto imazhe, ose nëse i njihni ato, ju lutemi paraqituni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë që ata që janë përgjegjës që të dalin përpara drejtësisë”.
g.kosovari