Vijojnë inspektimet në terren nga inxhinierë dhe ekspertë vendas e të huaj, për të evidentuar dëmet në godina pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Ekipet e ekspertëve vlerësojnë nëse godinat kanë dëme të riparueshme apo nëse duhen shembur.
Në Qarkun e Durrësit janë verifikuar deri më tani në total, 6048 objekte. Teksa deri më tani në qarkun e Durrësit janë shembur 43 objekte, nga verifikimet që janë bërë, mbeten për tu shembur edhe 460 godina.
Ndërkohë është mbyllur procesi i shembjeve në Thumanë, ku në total në këtë zonë u prishën 10 objekte, njëra shkollë, dhe të tjerat pallate. E njëjta situatë edhe në Bubq ku procesi është mbyllur me shembjen e vetëm dy objekteve, 1 shkollë dhe një pallat 2 katësh.
Deklarata
Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore jep të dhëna dhe bilancin paraprak të punës në Bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë, lidhur me pasojat pas tërmetit.
Deri në orën 11:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 630 (Tiranë-277; Durrës-302; Lezhë-49; Elbasan-1; Shkodër – 1).
Ashtu si edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 538 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.
Përsa i përket strehimit dhe akomodimit në Manzë, situata paraqitet si në vijim:
– 81 qytetarë janë strehuar në njësitë lëvizëse të banimit dhe po punohet edhe për strehimin në kushte më optimale 20 qytetarëve, të cilët aktualisht janë të strehuar përkohësisht në çadër.
– 200 çadra dimërore po ngrihen në këtë zonë për strehim të banorëve pranë shtëpisë së tyre.
Aktualisht po shpërndahen paketa ushqimore, veshje, krevate portative dhe gjithçka tjetër që nevojitet për këta qytetarë.
PUNA NË TERREN:
6048 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës.
-Bashkia Durrës-1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për tu prishur;
-Bashkia Krujë-2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t’u prishur;
Një informacion shtesë për Bashkinë Krujë: Është kryer dje shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij.
-Bashkia Shijak-1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t’u prishur;
OBJEKTE TË SHEMBURA
43 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës
Bashkia Durrës: Janë prishur gjithsej 31 objekte nga të cilat:
-2 pallate (5-katësh dhe 6-katësh) janë prishur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio të Ministrisë së Mbrojtjes)
-3 hotele (Hotel “Gostivari” 6-katësh, Hotel “Vila Verde” 5-katësh, Hotel “Ljubjana” 5-katësh)
-26 objektet e tjera kanë qenë me funksion banimi.
Aktualisht, po prisht një objekt në Durrës.
-Thumanë, Bashkia Krujë;
-10 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:
– 1 Shkollë 9-vjeçare në Thumanë, objekt 2-katësh;
– 2 pallate 2-katëshe;
– 7 pallate 5-katëshe.
-Bubq, Bashkia Krujë:
– 2 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:
– 1 shkollë, Shkolla 9-vjecare në fshatin Bubq, Bashkia Krujë;
– 1 pallat 2-katësh;
Në të gjitha objektet e shembura po punohet me procesin e pastrimit të inerteve.
Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore, dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse për zhvillimin e procesit mësimor, si në vijim:
SHËNDETËSIA
4664 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1213 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).
533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.