Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku është dorëhequr nga detyra.
Mësohet se dorëheqja është paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor disa ditë më parë.
Po ashtu mësohet se gjyqtarja Baku ka dhënë dorëheqje nga detyra për arsye personale.
“Do angazhohem në biznes privat”, mësohet të ketë thënë Baku pas vendimit të saj për t’u larguar nga radhët e sistemit të drejtësisë.
Kujtojmë se në maj 2018, Baku refuzoi kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo u mjaftua vetëm me caktimin e “arrestit në shtëpi”.
g.kosovari