Pas lajmit të publikuar dje se, një përplasje e fortë verbale që ka shkuar deri në përplasje fizike ndodhi mes aktivistëve të “Aleancës për Tetarin”, ka reaguar Kastriot Çipa.
Në një shënim në facebook teksa pranon përplasen mes aktivistëve të “Aleancës për Tetarin”, Çipa thotë se disa protestues që mbrojnë Teatrin thirrën policinë që të largonin nga sheshi ca protestues të tjerë që mbrojnë Teatrin.
“Mbrëmë ca protestues që mbrojnë Teatrin thirrën policinë që të largonin nga sheshi ca protestues të tjerë që mbrojnë Teatrin.
Sonte ata ta që thirrën policinë i kanë hapur skenën e Teatrit një artisti që doli nga të parët pro shembjes së Teatrit.
“Përditë shoh qartë e ma qartë
Edhe vuej, thellë e ma thellë…” Kështu thoshte Migjeni”- shkruan Kastriot Çipi.
Mesa duket debatet mes tyre pasqyrojnë tensionin e ditëve të fundit, kur një grup në të cilën bëjnë pjesë Neritan Liçi, Adrian Kalaja, Edmond Budina, etj., duket se kanë krijuar shqetësim për aktivistët e tjerë me arrogancën për mungesën e transparencës dhe përpjekjen për të diktuar aksionin politik të aktivistëve.
Disa prej aktivistëve grupuar rreth Kastriot Çipit, Elona Casllit, Mirela Jorgos kanë debatuar dhe për pak situate ka shkuar deri tek përleshja fizike nëse nuk do të kishte ndërhyrë një punonjës i policisë private i pranishëm aty.
Në qendër të debatit duket se janë mungesa e transparencës për fondet e mbledhura, dhe akuza të ndërsjellta mes tyre për implikime politike. /TemA
g.kosovari