Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një deklaratë për mediat falënderoi të gjitha forcat e policisë, që u angazhuan në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti.
Sipas Veliut uniformat blu po mbledhin provat që i shërbejnë hetimit për të çuar para para ligjit të gjithë personat që kanë përgjegjësi për ndërtesat që u shembën apo kanë pësuar dëmtime serioze.
Punonjësit e policisë në mënyrë vullnetarë kanë mbledhur 104 milion e 350 mijë lekë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. /e.s/