Komiteti i Rindërtimit që u ngrit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit është mbledhur sot. Në tryezë, që drejtohet nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, marrin pjesë AMF dhe kompanitë e sigurimeve.
Gjatë fjalës së tij Ahmetaj teksa bëri një bilanc të situatës, tha se 1.943 banesa janë në proces trajtimi nga firmat e sigurimit.
Sipas tij 12 milionë dollarë është dëmi që kompanitë e sigurimit do të paguajnë për dëmet nga tërmeti.
Ndërkohë ai i ka kërkuar kompanive të sigurimit që të dërgojnë listat e përfituesve.
/a.r