Në kërkim nga drejtësia italiane për tentativë vrasje dhe falsifikim dokumentash, kapet në Vlorë.
Pasditen e kësaj të enjteje u bë arrestimi i 35-vjeçarit Lorenc Bitaj, banues në Vlorë.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, në 26 tetor e ka shpallur fajtor.
Më konkretisht ai është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Aktualisht vijojnë veprimet e mëtejshme me synim ekstradimin e Bitaj drejt Italisë.