Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Rama bëri me dije disa opsione, ku mund të ndërtohen lagjet e reja, si në Kombinat, 5 Maji, apo dhe në ish-Uzinë e Auto-traktorëve.
“Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi. Ia kemi kërkuar që të nisë puna kompanisë turke ku presidenti turk ka dhënë pëlqimin për të ndërtuar 500 apartamente. Do vijojmë ndërhyrjen dhe në Durrës, në vijën bregdetare.
Tirana në zonën e ‘5 Majit’ duhet rishikuar në funksion të situatës një plan i kahershëm që kemi pasur. Pallatet e vjetra në Kombinat duhet të hidhen në tokë, dhe ato pallatet sovjetike.
Aty kemi një pol të ri për të ndërtuar, tek ‘5 Maji’, apo dhe te ish-Uzina e Auto-traktorëve. 4949 banesa janë dëmtuar në Durrës në total. 6121 në Tiranë.
1171 në Durrës të pabanuara dhe 660 në Tiranë, këtu kemi mbyllur pjesën e bonusit. Në Durrës duhet të mendojmë mirë pasi nuk ka apartamente, janë të shitura. Duhet të mendojmë që t’i spostojmë nga hotelet në janar në shtëpi me qira.”, -tha Rama.