Inxhinieri Arben Meçe ka shpërthyer me akuza ndaj Avokat Spartak Ngjelës. I ftuar në emisionin “360 gradë”, Meçe e akuzoi Ngjelën si sekser i sistemit të drejtësisë.
Arben Meçe: Ti ke dalë në ekran dhe mbjell atë që nuk është e qenë. Nuk ka kriminalitet në ndërtim zotëri dhe ka një të vërtetë të mëdha, po lejet e ndërtimit kanë korrupsion. Por mos ngatërrojmë korrupsionin në leje ndërtimi, sic është edhe tek ju. Ne kemi gjithë sistemin e drejtësisë pjesë e tij je ti…
Spartak Ngjela: Unë jam avokat
Arben Meçe: Pjesë e tij je, sekser je dhe ti. Si më akuzon mua si kriminel
Gjatë debatit avokati Spartak Ngjela ka kërkuar që inxhinier Arben Meçe të nxirret jashtë.
“Ka mundësi ta nxjerrësh jashtë këtë masakra, dil jashtë”, iu drejtua avokat Ngjela.
“Ti të më nxjerrësh mua? Jo avokat jo”, tha Meçe.
/a.r