Grupet e inspektimet të përbërë nga ekspertë shqiptar dhe të huaj po bëjnë verifikimin në terren jo vetëm të banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti, por dhe të institucioneve arsimore.
Një grup ekspertësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit së bashku me ekipin izraelit bën inspektimin në kopshtet e qytetit të Durrësit për të parë nga afër gjendjen e tyre.
Nga kontrollet e kryera kopshtet e qytetit bregdetar rezultuan të sigurtë për të mirëpritur fëmijët dhe për të vijuar normalisht procesin e edukimit.
“Inspektim dhe në kopshte me ekipin izraelit, në zonat e prekura nga tërmeti, ne qytetin e Durrësit. Nga kontrollet e kryera, kopshtet rezultuan të sigurtë, për të pritur fëmijët dhe për të vijuar normalisht procesin e edukimit”, bën me dije Fondi Shqiptar i Zhvillimit.