Për qytetarët e mbetur pa strehë që janë vendosur në pikat e emergjencës është siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se po garantohet vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.
“Kemi siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje për qytetarët e mbetur pa strehë që janë strehuar në pikat e emergjencës. Po garantojnë vaksinimin kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore”, thotë Manastirliu. /e.s/