Është publikuar lista e Bashkisë së Tiranës për banorët të cilët përfitojnë dëmshpërblim për dëmtimet e pësuara nga tërmeti i 21 shtatorit.
Sipas listës, 500 banorë përfitojnë dëmshpërblim për dëmtimet e shtëpive të tyre nga tërmeti i 21 shtatorit.
Njëkohësisht me këtë listë, me vendimin që u miratua dje në këshillin bashkiak të Tiranës, bashkia do të mundësojë 1 vit qera falas për të gjithë të prekurit nga tërmeti i fundit i 26 nëntorit në qarkun e Tiranës. /e.s/