13 pikë larg vendit të dytë, një marsh i jashtëzakonshëm me 13 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje, atë brenda fushe ndaj Robus Siena. Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, me Christian Broçhi trajner është duke funksionuar më së miri.
Dominim absolut në Serie C, Grupi A, teksa është gjysma e sezonit ende dhe thuajse po hipotekon ngjitjën në Serie B, që është edhe objektivi. Por, Berlusconi nuk ndalet dhe pasi ka afruar disa elementë të rëndësishëm, si Bellusci, Gabriel Paletta, Fossati, tashmë synon që në sulm të afrojë një bombet që dikur e ka pasur te Milani, në vitin 2013.
Bëhet fjalë për Alessandro Matri, i cili ka luajtur vetëm 70 minuta te Brescia pasi është i zënë nga Donnarumma, Torregrossa, Ayé e Balotelli. Matri shihet si investim për tani dhe për Serie B. Sakaq, në Olbia, Berlusconi u bë protagonist i një batute me tifozerinë teksa i tha “po ju përshëndes sepse do iki me ku**va!”./telesport
g.kosovari