Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike e Cardiff, i kapur me kokainë dhe një mijë paund me vete.
Shqiptarit Bledar Mahmutaj 23 vjeç, ju gjet edhe një patentë, ndërkohë që kishte fshehur brenda një çorapeje të cilën e mbante në makinë lëndë narkotike kokainë.
Mësohet se policia e ndoqi shqiptarin nëpër tunelet e Butetown javën e fundit të nëntorit, ku pas ndalimit ai u prezantua si shtetas grek me emrin Christos Papadopoulos, i cili rezultonte edhe në patetën false.
Nga kontrolli në mjet u gjet një çorape e mbushur me 27 doza kokainë me peshë pak më shumë se 10 gramë.
23-vjeçari kishte një vit e gjysmë që kishte shkuar në Britaninë e Madhe dhe më konkretisht në Uells, por nuk kishte arritur të gjente punë pasi nuk kishte dokumenta.
Disa kohë ai punoi në ndërtim deri kur u fut në rrjetin e shpërndarjes së drogës, ndërkohë që kishte krijuar lidhje me një vajzë e cila kishte edhe një fëmijë.
Teksa gjykata e la në burg si masë sigurie, në seancën e kësaj të hëne ai kërkoi që të dërgohej në Shqipëri.
/a.r