Policia njofton se është finalizuar operacioni i koduar “Cousins” i ndjekur me metoda proaktive.
Opracioni për zbardhjen e vjedhjes të ndodhur më datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.
Mësohet se është vënë në pranga një shtetas dhe dy të tjerë po procedohen në gjëndje të lirë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).
Si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:
– G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
/a.r