Me qindra vendas dhe turistë u mblodhën në plazhin Chandrabhaga në Indi ku presj së dielës ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Artit të Rërës.
Skulpturat e rërës u gdhendën nga rreth 100 artistë nga e gjithë bota përfshirë Danimarkën, ShBA., Afrikën, Irlandën dhe Rusinë.
“Është dita ime e parë këtu, kështu që në fillim do të hedh një sy përreth. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe entuziastë për artin dhe këtu është edhe një sit i bukur, kështu që më pëlqen është shumë”, u shpreh Peter, një artist pjesëmarrës.
Festivali pesë-ditor përfshin artistë që shfaqin talentin e tyre përmes skulpturave me tema të ndryshme.
Në të njëjtën kohë, po zhvillohet Festivali Konark i cili feston kulturën dhe traditën e pasur të qytetit të Odishës përmes shfaqjeve shumëngjyrëshe me tempullin Konark duke ofruar sfondin në skenë. /e.s/