I pyetur për cilësinë e skuadrave të emergjencave civile shqiptare, që nuk ishin të pajisur po aq mirë sa ato të vendeve të tjera që erdhën në ndihmë të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama e quajti këtë një përrallë.
“E para, njësitë tona nuk janë njësitë e elitës së Francës, Italisë, Greqisë, e Turqisë, që janë të famshme në botë, që shkojnë për të bërë kërkime në gjithë globin”, tha Rama.
“E dyta, unë i kam sjellë këtu në kohë rekord ato ekipe, bashkë me miqtë e Shqipërisë.
Dhe e treta, 38 persona janë shpëtuar deri sa ka mbërritur ekipet e huaja”, tha Rama.
“Heroi i heronjve ka qenë Luani nga Vlora, që shpëtoi dy njerëz në kushte të paimagjinueshme, madje për të dytin, shefi i misionit francez më tha se është për studim”, u shpreh kryeministri, duke replikuar me gazetaren që e pyeti.
/a.r