Vazhdon solidariteti i jashtëzakonshëm i shqiptarëve, kudo ata ndodhen, për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, me qëllim për të kapërcyer sa më parë këtë moment dramatik që po kalon kombi ynë.
Një prodhues i picave me origjinë shqiptare dhe pronar i një picerie në Itali, këtë mbrëmje do të dhurojë të gjitha të ardhurat për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij të goditur nga tërmeti.
Arjan Nexha është një prodhues picash shqiptare që zotëron piceri “Divina”, nga Martina Franca (Taranto), dhe ka organizuar nismën për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij të goditur nga tërmeti në Shqipëri, ai vendosi të dhurojë të gjithë të ardhurat e ditës së sotme, 2 dhjetor, në favor të viktimave të tërmetit.
Organizimi i mbrëmjes, sipas mediave italiane, është konsiderohet një nismë e jashtëzakonshme për picerin Nexha, me origjinë nga Lushnja.
Përgjigja ishte e menjëhershme këtë mbrëmje tashmë, ndërsa picat gjithashtu mund të blihen edhe nga shtëpia, me qëllim që kontributi të jetë sa më i madh për mbledhjen e fondeve.
Konsulli shqiptar Ardian Haskaj nga konsullata e Barit është gjithashtu i përfshirë në këtë nismë.
Të gjithë donin të merrnin pjesë në mënyrë vullnetare në mbrëmjen e bamirësisë, duke përfshirë punonjësit dhe furnitorët që siguruan lëndët e para të nevojshme, për prodhimin e picave, teksa ata dhuruan ushqimin: miell, domate, mocarela, birrë dhe pije të tjera. Arjani bëri gati listën e kompanive që e mbështetën atë në artikullin e botuar nga La Repubblica.
Konsulli Haskaj falënderoi gjithë rajonin e Puglia, për ndihmën konkrete që i dha Shqipërisë duke dërguar zjarrfikës dhe ekspertë të mbrojtjes civile.
Kujtojmë se në total rreth 200 burra u larguan nga Italia të specializuar në shpëtimin dhe rimëkëmbjen e njerëzve nën rrënoja, që nga orët e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
/a.r