Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka zbardhur për mediat rastin e efektivëve të policiët të cilët u filmuan teksa vodhën 18 pako të ndihmave, të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti.
SHÇBA bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, po ashtu për këtë ngjarje u procedurën penalisht dhe 2 shtetas për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se pakot janë gjetur në shtëpinë e shtetasit, Ditar Taulla.
Ndërkohë që 18 pakot kanë patur si mbishkrim emrin e organizatës “Fundjava ndryshe”.
Në produktet e sekuestruara, u gjetën, qumësht në kuti kartoni, vaj luledielli, makarona, oriz, sheqer, fasule, salçice, etj.
SHÇBA – Sqarim
Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se:
Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.
Me urdhër te Prokurorisë, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.
Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme. SHÇBA apelon mediat të kontaktojnë për te marre informacion zyrtar për lajme qe lidhen me Shërbimin, për te shmangur dizinformimin e qëllimshëm te publikut.
SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojnë çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90”, thekson SHÇBA. /e.s/