Këtë pasdite kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Prezë të Vogël për të inspektuar situatën pas tërmetit.
Basha bën me dije se në këtë zonë rreth 40 shtëpi janë të pabanueshme dhe ende nuk janë sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.
“Në Prezë të Vogël, pranë kryeqytetit tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 40 shtëpi janë praktikisht të pabanueshme, por njerëzit nuk janë sistemuar akoma të gjithë në çadra. Banorët e Prezës së Vogël, si të gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk janë akoma të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shtetit. Shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht”, tha Basha.
Kreu i demokratëve bën thirrje për rivlerësimin e dëmeve dhe të ndihmohen financiarisht familjet për ri ngritjen e banesës.
“Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Ndihma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Banorët dëshmuan se disa nga shtëpitë janë dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, por askush nuk ka marrë asnjë masë. Pamjet tregojnë se tërmeti i fundit i ka nxjerrë ato jashtë funksioni dhe burim rreziku për jetën e familjarëve”, u shpreh Basha. /e.s/