Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar disa familje të prekura nga tërmeti në fshatin Shkafanë të Durrësit. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se situata paraqitet e rëndë dhe se duhet bërë gjithçka për të tejkaluar situatën emergjente.
Postimi i Ilir Metës:
Tërmeti ka goditur rëndë dhe Shkafanen në Ishëm, me pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone. Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente tepër emergjente deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme. /e.s/