Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të mbyllen të gjitha çadrat dhe akomodimi i njerëzve të prekur nga tërmeti do të bëhet në hotele.
Kreu i qeverisë deklaroi gjatë një lidhje direkte për emisionin OPEN në TopChannel, se të prekurit nga tërmeti do të trajtohen si zotërinj.
Rama u tregua i ashpër me gazetarët, të cilët sipas tij po tjetërsojnë të vërtetën dhe po përhapin lajme të rreme.
“Kemi kaluar fatkeqësi, por jo të këtyre përmasave. Por nuk ka bërë vaki që ata që u përballen më këtë fatkeqësi të shkojnë në hotelet më të mira të bregdetit shqiptar. Në ato hotele njerëzit paguajnë dhe vijnë nga larg. Historia e çadrave do të mbyllet nesër, nuk do lëmë më asnjë çadër. Njërëzit do të akomodohen në hotele. Çadrat e fatkeqëve nuk do të kthehen në pika gjuetie për ata që e përdhunojnë profesionin e gazetarit, apo për disa që e shftyrëzojnë fatkeqësinë për të nxjerrë përfitime, kjo do të mbarojë. Ka patur episode konfuzioni dhe abuziviteti, por aty kishte mijëra heronj. Po përhapen lajme të rreme sikur njërëzit nuk kanë bukë. Njërëzit do të trajtohet si zotërinj, siç nuk janë trajtuar kurrë në jetën e tyre. Me ushqim, kamerierë dhe inferemierë në dispozicion”, tha Rama.
Ai shtoi se “paratë për rindërtimin e banesave të shkatërruara do t’i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti, dhe i kontinentit tjetër”.