Koreja e Jugut ka dhuruar 300.000 dollarë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i së martës.
Ambasadori i Koresë, Soosuk Lim, pavarësisht anulimit të festave Kombëtare, erdhi në Shqipëri për të ofruar ndihmën e Qeverisë koreane prej 300.000 dollarëve.
Ai zhvilloi një takim edhe me zv/ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj.
“Ambasadori korean Soosuk Lim, erdhi për të zgjeruar mbështetjen e Qeverisë koreane. Do ta kalojmë këtë kohë tepër të vështirë me mbështetjen e miqve tanë dhe njerëzve tanë në të gjithë botën, të cilët po tregojnë një solidaritet të jashtëzakonshëm me viktimat e tërmeteve në Shqipëri! Shumë faleminderit të gjithëve!” – është shprehur zv/ministri Xhafaj.