Mbikalimi i Shkozetit është i hapur për trafikun dhe nuk përbën rrezik për qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është hapur për trafikun e mjeteve mbikalimi i Shkozetit dhe nuk ka rrezik për mjetet.
Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se Mbikalimi i Shkozetit është i hapur për trafikun dhe nuk është në rrezik për qarkullimin e mjeteve. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun”, shkruhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.