“Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave të vrarë kur një tërmet goditi vendin të martën, konfirmon zyra e Ramës”.
Kështu shkruan CNN sot, teksa flet për tragjedinë që po kalon populli shqiptar që ka prekur dhe Gregor Ramën, djalin e kryeministrit shqiptar.
“Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllain e saj. Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një Instastory, në të cilën shkruante se ‘mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe njeriu im i afërt, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babain’”, shkruan më tej CNN, raporton BalkanWeb.
Të paktën 40 njerëz vdiqën në një tërmet me madhësi 6.4, i cili goditi qytetin portual të Durrësit, rreth 36 kilometra nga kryeqyteti i vendit Tirana, të martën në mëngjes. Është ky tërmeti më i fortë që goditi kombin evropian në 40 vjet.
Qindra u plagosën gjithashtu në incident, dhe disa janë ende të humbur, me operacionet e rimëkëmbjes në vazhdim, shkruan CNN.
/a.r