Pasi ka pare nga afer pasojat dramatike qe la pas termeti shkaterrues, me jete te humbura dhe rrenim ndertimesh, Behgjet Pacolli me dy djemte e tij, dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
‘Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur’ shkruan ministri i Puneve te jashtme te Kosoves, Pacolli ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook.
Pas ketij lajmi, ka reaguar kryeministri Rama:
Reagimi i Rames
RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI🙏
Postimi i Pacollit
Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.
Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.
Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.
g.kosovari