“Dy ekspertë vlerësues të katastrofave dhe kapërcimin e pasojave, kanë mbërritur në Shqipëri në ndihmë të qeverisë shqiptare në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit”, tha sot zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric, në një konferencë shtypi në selinë e Organizatës në New York.
Teksa i dërgoi familjeve të viktimave dhe qeverisë shqiptare ngushëllime për humbjet e jetëve njerëzore, Dujarric tha se OKB është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për kapërcimin e situatës dhe se OKB është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare. /e.s/