Shqiptarët në këto dy ditë të pazakonta kanë treguar solidaritet dhe humanizëm të jashtëzakonshëm kryesisht për të prekurit e tërmetit në zonën e Thumanës dhe Durrësit. Përjashtim nuk kanë bërë as bota e sportit, kryesisht e grupimeve të tifozëve, por edhe klubet.
Pas ‘Plisat’, ‘Tifozat Kuq e Zi’, ka ardhur edhe një mesazh prekës nga tifozët ultras të Shkëndisë, Ballsitët.
Gjatë transfertës kundër Strugës, ky grupim ka shpalosur një banderolë me një mesazh emocionues:
‘Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë mëma Shqipëri’.
g.kosovari