Policia është vënë në alarm në Durrës, pasi në hotel “Lubjani”, në lagjen 13 të qytetit, një pjesë e të cilit është shembur nga lëkundjet e tërmetit, është gjendur një cisternë me 6 mijë litra gaz, raporton gazetari i “Panorama”, Mariglen Kume.
Cisterna rrezikon të shpërthejë duke marrë parasysh që vijojnë pas goditjet.
Ndërkohë përball Hotel Lubjanës është shembur edhe një hotel tjetër në të cilin ndodhen 3 persona në gërmadha, ndersa deri me tani është shpëtuar nga rrënojat një vajzë e vogël.
g.kosovari