Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin ka sjellë shkatërrime të mëdha dhe deri më tani raportohet për 13 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.
Ajo çfarë ka mbetur nga hoteli “Tropikal” që u shemb ditën e sotme në Durrës, janë vetëm gërmadhat.
Në këtë hotel janë arritur që të gjenden të gjallë dy shtetas kosovarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar për disa orë në pjesën e korridorit të hotelit të rrënuar.
Nga shembja e Hotel Tropikal janë dëmtuar edhe 7 persona të tjerë të cilët janë dërguar në spital, një prej të cilëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ata kanë qenë në katet e sipërm të hotelit.
g.kosovari