Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale sa i takon qëndrimeve të ditëve të fundit të presidentit Ilir Meta.
Presidenti ka kërkuar çuarjen e vendit në referendum, ndërsa ka paralajmëruar edhe një tubim me qytetarët të dielën e 8 dhjetorit.
Por për Koçin, zhveshja e presidentit nga kostumi i kreut të shtetit është absurde, ndërsa shprehu bindjen se Meta po sillet si çun problematik.
“U rikonfirmua se kush eshte ushtari i pare ne krah te Berishes per te goditur institucionet dhe reformen ne drejtesi!
Meta 2019, si nje fotokopje e Berishes 1996 ne raport me SHBA! Halli hallit ndodh qe i ngjan!
Sheh rrushi rrushin dhe kalbet!
Meta u shndërrua nga President në Çun Problematik! Meta, në 8 dhjetor nis rrugën e kthimit në LSI.
Ilir Meta premton publikisht Grusht Shteti!
Gjendje e rënduar psikologjike”, deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në rrjetet sociale.